Bujar Asqeriu, Arjola dhe mami i Arjolës: debati nënë e bijë, për një puthje në gojë
Arjola Demiri është një nga personazhet më të komentuar të momentit. Që kur u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP”, ajo ka treguar shumë histori nga jeta e saj.
Së fundmi, Arjola i ka rrëfyer Einxhelit paragjykimet me të cilat është hasur për shkak të profesionit të saj. Ajo i ka treguar se një puthje me aktorin e njohur, Bujar Asqeriu kishte shkaktuar debat në familjen e saj.
“Bëra filmin ‘Njerka’ dhe puthesha me Bujar Asqeriun. Shkalloi farefisi. Edhe mami më thoshte: Ça faji kam unë… Ne jemi shumë të lidhur. I thashë mamit se ky është profesion, ka edhe më keq”, është shprehur ndër të tjera aktorja.
Arjola Demiri gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme ka treguar shumë gjëra pikante, veç vështirësive të jetës së saj. Natën e ndërrimit të viteve ajo zbuloi fiksimin për makinat.
Në një bisedë me Donaldin, Beatrixën, Einxhelin e tjerë, Arjola Demiri u shpreh se ka qenë e para femër që ka drejtuar Porsche në Shqipëri.
“Zemër, unë jam e para femër që kam vozitur Porsche në Shqipëri, dhe bëhet fjalë për vitin 2008, kur atëherë ishin gjërat ndryshe”, tregoi aktorja e njohur.