Bruno feston ditëlindjen, Klajdi Haruni e uron me foton që s’ka nevojë për fjalë

Ata nuk i bashkon vetëm muzika e hitet që dëgjohen kudo! Flori Mumajesi, Klajdi Haruni dhe Bruno, janë prej shumë vitesh jo vetëm kolegë, por edhe miq shumë të mirë. Tashmë ata janë si një familje, në “ThreeDots”, e këtë nuk ngurrojnë ta shprehin, as në ditë të shënuara për njëri-tjetrin e as në ditë si kjo e sotmja.

Sot, Bruno feston ditëlindjen dhe nuk kishte si të mungonte urimi i Klajdit. Ky i fundit ka postuar në Instagram një foto, ku shfaqen të dy të përqafuar duke kënduar dhe e ka shoqëruar me fjalë shumë emocionuese.

“Gëzuar vllai im, me këtë foto që s’ka nevoje për shume fjalë, sepse flet vetë shpirti që është plot…”, ka shkruar këngëtari. “Bashkë shpirti im”- ia ka kthyer Bruno.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Klajdi Haruni (@klajdiharuni)

Dy djemtë kanë jo një, por shumë bashkëpunime të sukesshme me njëri-tjetrin. Mjafton t’ju sjellim në kujtesë më të fundit, këngën “Nina”, në bashkëpunim edhe me Florin, që ka qenë pa dyshim hiti i verës që lamë pas.

/News31