Bruno bëhet biond, tani në klubin e djemve trasgresivë

Duket se dëshira për të ndryshuar ekstremisht pamjen ka pushtuar edhe këngëtarin Bruno, i cili është bërë biond. Foto me ndryshimin që ka bërë në ngjyrën e flokëve e ka ndarë me ndjekësit, të cilët kanë dhënë opinione të ndryshme për hyrjen e këngëtarit në “klubin” e artistëve trasgresivë, që guxojnë pak më shumë se të tjerët. Bruno u bë më shumë i njohur me klipin “Ajo”. Gjatë punës për këngën, ai gjeti dhe të dashurën e zemrës, modelen Alesia Noka, aktore në këtë klip. Që pas publikimit të këngës ku Bruno realizonte skena provokuese me Alesian, nisën të qarkullojnë zëra se ata kishin nisur histori dashurie. Nuk kaloi shumë kohë dhe u prezantuan çift në nominimet e “Top Music Awards”. Këto kohë prezantohen si çifti diskret, pa e tepruar me postime fotosh në rrjetet sociale.