Brunilda Lahe zbulon pamjen e vajzës

8 muaj pasi u bë nënë për herë të parë, moderatorja Brunilda Lahe ka vendosur të zbulojë pamjen e të voglës së saj, Hana.

Ajo ka ndarë disa foto me vajzën, duke treguar dhe emocionet që ka ndjerë që prej momentit kur ajo erdhi në jetë.

“Sot 8 muaj që edhe unë kam lindur bashkë me ty Hana ime”, ka shkruar Lahe krah postimit në ‘Instagram’.

Ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve ka qenë padyshim pamja e të voglës në krahët e mamit.

Kujtojmë se Lahe ka treguar në një intervistë për ‘Living’ se pas këtij momenti special në jetën e saj, është gati t’i rikthehet sërish televizionit.

revistawho.com