Brune dhe me flokë të shkurtër, Xhemi Shehu nuk njihet më

Xhemi-Shehu-2
Xhemi Shehu është prej vitesh pjesë e ekranit në “Top Channel” si prezantuese e formateve të ndryshme televizive. Së fundi e shohim të dielave në pozicionin e moderatores së spektaklit “Portokalli” në krah të Salsano Rrapit. Në çdo spektakël ajo shfaqet në rolin e një personazhi ndryshe si aktore, siç ishte roli i fundit në numrin “Taulanti kërkon një kullë”. Moderatorja e njohur postoi në rrjetin social Instagram, foton nga roli ku shfaqet brune dhe me flokë të shkurtër, për të sjellë më së miri personazhin e djalit të vogël Taulant, referuar filmit shqiptar “Taulanti kërkon një motër”. Në foton në fjalë Xhemi nuk njihet më, dhe gjithë ky ndryshim falë një parukeje. Prej vitesh Xhemi i qëndron besnike të njëjtës pamje, me flokët bionde të gjata. /Story.al/