Brtiney Spears nuk i lë vend imagjinatës me fotot nudo në Instagram

41 milionë fansa të shqetësuar për shëndetin mendor të Britney Spears pas ekspozimit të tepërt e të vazhdueshëm nudo në rrjetet sociale.

“Foto nga hera e fundit që kam qenë në Meksikë, para se të kishte një fëmijë brenda meje”, ka shkruar këngëtarja shtatzënë në mbishkrimin që shoqëronte postimin e saj të parë dhe përmbante gjashtë fotot e para nudo, duke shtuar: “E mira është që dukem. 10 vjet më e re me pushime”.

Në të njëjtën kohë, ndjekësit e saj në komentet e tyre shprehën shqetësimin e tyre më të thellë për yllin e muzikës 40-vjeçare dhe lëvizjen e saj për të publikuar disa herë të njëjtin imazh, ndërsa të tjerë konsideruan se kjo do të thoshte shumë për gjendjen e saj psikologjike.

Pak minuta më vonë ajo vazhdoi me një postim të dytë me tre foto të tjera nudo që ishin sërish të gjitha identike.

“Kjo vajzë është e sëmurë, bërtet për ndihmë”, ka shkruar një përdorues në një koment, ndërsa një tjetër kanë shkruar: “Jam i sigurt që kujdestaria është bërë për një arsye”.

Spears vazhdoi në një postim të tretë me tre shkrepje të tjera nudo të ngjashme, duke shkruar: “Të dua shumë “.