Brooklyn Beckham merr mbiemrin e Nicola Peltz pas martesës. Cila është arsyeja e këtij vendimi?

Nicola Peltz dhe Brooklyn Beckham ishin kryefjala e fundjavës pasi çifti kurorëzoi lidhjen e tyre të dashurisë në martesë.

Dhe detaji aspak i zakontë për shumë vende e kultura është se jo vetëm Nicola ka marrë mbiemrin e tij, edhe kuzhinieri ka marrë mbiemrin e gruas së tij. Tashmë ata janë Nicola Peltz Beckham dhe Brooklyn Peltz Beckham.

Normat kulturore kanë bërë që pjesa dërrmuese e burrave nuk e ndryshojnë mbiemrin pas martese. Pothuajse çdo burrë në marrëdhënie heteroseksuale nuk e ndryshon mbiemrin. Por ka edhe raste si Brooklyn kur një burrë vendos të marrë mbiemrin e gruas. Kjo ndodh kur i pëlqen mbiemri i tij, kur nuk lidhet me mbiemrin e familjes së tij, kur do të thyejë normat gjinore dhe kur do të përcjellë një ndjenjë uniteti, përkushtimi.

Kjo e fundit vlen në rastin e Brooklyn. Arsyeja pse vendosi të mbajë edhe mbiemrin e Nicola-s nënkupton shenjë të madhe përkushtimi ndaj saj dhe dashurisë që ka për të, sipas The Sun. Ai madje nuk ka vonuar dhe e ka ndryshuar emrin në rrjetet sociale.

Çifti, i cili u njoh për herë të parë në vitin 2017, u fejua në vitin 2020 pas nëntë muajsh lidhje. Në Instagram, ata e ndanë lajmin më 11 korrik, ku Brooklyn e përshkroi veten si “njeriu më me fat në botë”.

Aktorja dukej thjesht madhështore me fustanin nga dizajneri i Valentino-s, Pierpaolo Piccioli. Në vend të qëndisjes, ata shtuan doreza me dantellë të punuar me dorë dhe një vello të gjatë që e dekoron fustanin si “një vepër arti”. Flokët dhe grimi i Nicola-s u frymëzuan nga vitet ’90. Flokët janë pothuajse të pastiluar, qëndrojnë të kapur lehtë dhe me baluke. Për grimin dhe flokët frymëzimi ishte Claudia Schiffer dhe Brigitte Bardot.

Brooklyn nga ana tjetër veshi një kostum të zi të krijuar nga dizajneri Kim Jones i Dior.

Ndërsa koncepti i marrjes së mbiemrit të bashkëshortit është ngulitur në kulturën tonë dhe shihet pothuajse si diçka normale, në botë nuk ka qenë gjithnjë dhe nuk është e zakonshme. Prej dekadash e shekujsh, gratë dhe burrat betohen se “do jenë pranë njëri-tjetrit në të mirë e në të keq” dhe më pas, në pjesën më të madhe të rasteve, gruaja merr mbiemrin e burrit.

Për disa, marrja e mbiemrit të partnerit thjesht shërben për të forcuar angazhimin. Është një gjest për të treguar se nuk kanë asnjë lloj dyshimi për vendimin që po marrin. Për shumë të tjerë, marrja e mbiemrit ka të bëjë më shumë me statusin e një njësie familjare.