Brooklyn Beckham ëndërron që së shpejti të bëhet baba i 10 fëmijëve!
Djali i çiftit të njohur Beckham, Brooklyn është shumë i dashuruar me bashkëshorten e tij Nicola Peltz dhe mezi pret që ata të bëhen prindër. Në një situatë kur të gjitha mediat po flasin për marrëdhënien e tensionuar të Nicolas me vjehrrën, Victorian, Brooklyn ka bërë një deklaratë ndryshe. Ai në një intervistë për ‘Entertainment Tonight’ ka shprehur se:
Gjithmonë kam dashur të bëhem baba. Vazhdoj t’i them gruas sime se mezi pres të bëhem baba. Unë jam gati për fëmijë, por gjithmonë i them gruas sime, kur të duash, unë jam i gatshëm të kem 10 fëmijë.
Së fundmi Brooklyn ka zbuluar se ai vendosi të hiqte dorë nga futbolli pasi kuptoi se do të ishte e vështirë t’ia dilte njësoj mirë si babai i tij David. Kuzhinieri i ri, 23 vjeç, ka luajtur më parë në Akademinë e të rinjve të Arsenalit, por vendosi të hiqte dorë nga sporti kur klubi e liroi atë në moshën 16-vjeçare. Duke folur për ‘Variety’, Brooklyn tha se babai i tij nuk ishte i trishtuar kur e pa atë të hiqte dorë nga sporti.
Rikujtojmë, se Nicola Peltz nga ana tjetër më në fund ka thyer heshtjen e saj për luftën e ftohtë të përfolur me Victoria Beckham në një intervistë të përbashkët me bashkëshortin Brooklyn për ‘Variety’. E sapomartuara, 27 vjeçe, ndau një mesazh për njerëzit që të bëjnë të ndihesh keq krahas një fotoje të sinqertë të saj me sy të kuq të përlotur katër ditë më parë mes zhurmave të një mosmarrëveshjeje.
Top Albania Radio