Britney Spears shumë e plakur, tani mburret me të dashurin 23 vjeçar
Këngëtarja 36 vjeçare Britney Spears u fotografua në një ndeshje basketbolli mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa shoqërohej nga i dashuri i saj, Sam Asghari, 23 vjeçar, si edhe djemtë e saj, Sean dhe Jayden. Djemtë e Britney dukeshin shumë të afërt me modelin iranian, teksa bisedonin me njëri-tjetrin në Los Angeles. Për njohjen me të dashurin Britney e rrëfeu historinë në janar për mediat, ndërsa u shpreh:“E mora numrin e tij të telefonit dhe ishte kaq e çuditshme pasi e telefonova pas 5 muajsh që e gjeta letrën në çantë. Ishte shumë i lezetshëm si tip, a sa që kur jemi njohur ai thjesht më argëton”, tha ajo. Gjithsesi në këtë dalje të fundit Britney duket shumë e plakur, për të mos folur për veshjen e ekzagjeruar për një ndeshje basketbolli.