Britney Spears shfaqet e lënduar: Mos besoni gjithçka që shkruhet

Së fundmi Britney Spears ka qenë në qendër të mediave për problemet serioze që ka pasur i ati me shëndetin, por jo vetëm. Pasi gjendja e tij u përmirësua, u dha lajmi se këngëtarja u shtrua në një qendër dedikuar problemeve me shëndetin mendor.

Pak orë më parë, Britney ka publikuar një video ku shfaqet në gjendje jo të mirë dhe i ka dedikuar disa fjalë fansave të saj. “Doja t’ju përshëndesja pasi gjërat kanë dalë jashtë kontrollit. Ka thashetheme, kërcënime me marrje jete për familjen dhe skuadrën time dhe shumë gjërat të tmerrshme që po qarkullojnë.

Po mundohem të marrë pak kohë për veten, por këto që po ndodhin vetëm po i përkeqësojnë gjërat. Mos besoni çdo gjë që lexoni dhe shikoni. Email-et false janë dërguar nga Sam Lutfi i cili është shtirur si unë në komunikimet me skuadrën time dhe nga adresë false.

Po bëj më të mirën që mundem. Mbase ju nuk e dini, por jam e fortë dhe ja dal mbanë”, -shkruan ajo. Kujtojmë se Sam Lufti është ish-menaxheri i këngëtares dhe marrëdhëniet mes tyre janë shumë keq, aq sa siç pranon Britney ai ka hapur probleme serioze. /revistawho.com

https://www.instagram.com/p/BwnqpG5g7qn/