Britney Spears publikon foton e rrallë krah dy djemve të saj

Britney Spears ka publikuar një foto të rrallë krah dy djemve të saj Jayden 14 vjeç dhe Sean Preston 15 vjeç, të cilët erdhën në jeta mga martesa e saj me ish-bashkëshortin, Kevin Federline. Edhe pse me maska në fytyrë, dy të rinjtë e panë dritën në ‘Instagramin’ e nënës së tyre, e cila me emocion ka shkruar: “Sa shpejt fluturon koha. Djemtë e mi janë të rritur tashmë. Jam shumë krenare për ta sepse janë të sjellshëm dhe zotërinj të vërtetë. Diçka mesa duket e kam bërë siç duhet”.

Britney ka rrëfyer më herët që nuk do të publikojë foto të fëmijëve, pasi do që ata të prezantohen me botën kur të duan vet, e në mënyrën e tyre.

Hera e fundit që ajo ka postuar me fëmijët ka qenë shtatorin që lamë pas./revistawho.com