Britney Spears përplaset me të motrën dhe nuk ia kursen aspak

Së fundmi, Jamie Lynn Spears, motra e Britney spears u shpreh se sa e ndërlikuar ka qenë jeta e saj duke qenë motra e dikujt aq të famshëm sa Britney. Pavarësisht këtyre deklaratave, Jamie tha se gjithmonë se ndihej shumë me fat që kishte një motër, por deklaratat e saj nuk i kanë pëlqyer këngëtares.

“Duke u rritur, motra ime u bë e famshme, e famshme në mbarë botën, kur unë isha shumë e vogël. Jam shumë krenare për të, e dua deri në vdekje, por nuk e di. Ndonjëherë më duket sikur nuk kam asgjë për veten time. Unë luftoj me vetëbesimin gjatë gjithë kohës”, tha Jamie.

Pas kësaj, Spears nuk u përmbajt dhe postoi në Instagram: “A është e vështirë të jesh motra ime? Atëherë provo të jesh unë”.

Pasi e komentoi këtë, Britney ka rrëfyer të gjitha përvojat e këqija që ka kaluar ndërsa familja e saj i shijonte paratë dhe ajo nuk kishte absolutisht asgjë.

“Të them të drejtën, jam e habitur me vështirësitë që thua ke pasur me mua si motër… Më vjen keq që ndihesh kështu, por mos u kthe më duke gërmuar”, shkruan Britney.