Britney Spears, një jetë të re në Hawaii me të dashurin e saj

Gjërat duket se po ndryshojnë për Britney Spears dhe fansat e saj shpresojnë se nuk do të shkojë shumë derisa ajo të kthejë kontrollin e jetës së saj.

Thuhet se e kanë bërë këngëtaren më të sigurt për të fituar lirinë, dhe një burim pranë 39 vjeçares tregon se gjëja e parë që po planifikon të bëjë është të marrë një aeroplan e të largohet. “E gjithë ajo që dëshiron të bëjë është të tërhiqet në një parajsë të largët për një ose dy vjet me Sam Asghari, të dashurin e saj prej katër vitesh”, thotë një burim.

“Ajo duhet të largohet nga ky ‘burg’ ku ka qenë në të gjithë jetën. Ajo po shikon vende si Hawaii për t’u marrë më shumë me veten”. Azhurnimi më i fundit në lidhje me situatën e Britney erdhi muajin e kaluar, kur një gjykatës vendosi që babai i saj, Jamie Spears duhet të ndajë pushtetin mbi punët e vajzës me një kompani private financiare.

Kjo forcoi shpresat e fansave, të cilët dëshirojnë ta shohin artisten të lirë nga konservatori i saj 13 vjeçar, dhe duket se vetë tekst-shkruesja amerikane pret me padurim të ardhmen.