
Britney Spears në qendër rehabilitimi, shkak bëhet babai
Britney Spears është shtruar në një qendër të shëndetit mendor. Mediat e huaja raportojnë se këngëtarja do të qëndrojë në qendrën e rehabilitimit për disa javë. Mendohet se gjendja e saj mendore është përkeqësuar për shkak të sëmundjes së rëndë të babait të saj. Burime thonë se Britney është e shqetësuar për babain Jamie, gjendja shëndetësore e të cilit nuk po përmirësohet./Lapsi.al
