Britney Spears kritikon fansat që dërguan policinë në shtëpinë e saj!

Pasi Britney Spears fshiu llogarinë e saj në Instagram, qindra fansa të saj shumë të shqetësuar thirrën policinë në Los Angelos dhe i kërkuan që të vinin në shtëpinë e saj për të kontrolluar nëse ajo ishte mirë, sepse sipas tyre siguria e saj ishte në rrezik.

Policia shkoi, kontrolloi dhe ndërsa nuk u raportua nëse ata folën me të apo jo, ata thanë se nuk besonin se kishte ndonjë arsye për shqetësim. Së fundmi, Britney iu përgjigj fansave me anë të një postimi në Twitter se, këtë herë, ata shkuan shumë larg.

Ndonëse Britney nuk u tregua e vrazhdë me fansat e saj, ajo tha se këtë herë ata ishin jashtë linjës, pasi fshirja e llogarisë së saj në Instagram nuk ka të bëjë fare me teoritë e konspiracionit apo rrezikun e saj. “Siç e dinë të gjithë, policia u thirr në shtëpinë time për shkak të disa telefonatave. Unë i dua dhe i adhuroj fansat e mi, por këtë herë gjërat shkuan pak larg dhe privatësia ime u cenua”, ka shkruar ajo.

“Policia nuk hyri kurrë në shtëpinë time dhe kur mbërriti te dera ime e kuptuan se nuk kishte asnjë problem dhe u larguan menjëherë. Gjatë kësaj periudhe të jetës sime, shpresoj shumë që publiku dhe fansat e mi për të cilët më intereson kaq shumë mund të respektojnë privatësinë time në vazhdim. Me dashuri, B”, përfundoi ajo.

Burimet i thanë faqes TMZ se Britney ishte “shqetësuar” nga vizita “e papërshtatshme” e policisë. “Konfirmoj se kemi marrë telefonata, dhe mund të them se nuk besojmë se Britney Spears është në ndonjë lloj dëmtimi apo ndonjë lloj rreziku”, konfirmoi një zëdhënës i Zyrës së Sherifit të Qarkut Ventura.

Bordo