Britney Spears është zyrtarisht e fejuar dhe njerëzit e kanë mendjen tek unaza
Përmes një postimi në Instagram, Britney Spears konfirmoi fejesën e përfolur me të dashurin e saj, Sam Asghari. Ajo shkroi:
“Nuk mund ta besoj”, teksa dukej më e dashuruar se kurrë në video.
Asghari, 27 vjeç, një aktor dhe trajner personal fitnesi, ka postuar gjithashtu një foto ku tregon unazën para kamerës.
Kohë më parë, Sam u pa në një nga dyqanet e Cartier duke parë për unaza dhe një eksperte, Kathry Money e “Brillian Earth”, vlerëson se kostoja e unazës së fejesës është nga 45.000 deri në 85.000 dollarë, në varësi të specifikave të gurit në qendër. Sidoqoftë, unaza nuk është nga Cartier.
View this post on Instagram
Sipas Guardian, unaza është diamanti, 4 karat dhe ka të gdhendur fjalër “luaneshë” – nofkën e Sam për partneren. Kështu është shprehur krijuesi i unazave “Forever Diamons NY”, në një deklaratë.
Mjeshtri i argjendarisë, Roman Malayev, tha për Page Six se “është i emocionuar për rrugëtimin e tyre të vështirë dhe i lumtur që ‘Forever Diamonds’ do të jetë pjesë e çiftit përgjithmonë”.
Dyshja është njohur në xhirimet e videoklipit “Slumber Party” në 2016-ën dhe që prej atëherë, kanë qenë bashkë. Spears, më parë ka qenë e martuar me Kevin Federline, me të cilin ka dy djem, 14 dhe 15 vjeç. Ajo u martua shkurtimisht me mikun e fëmijërisë, Jason Alexander në 2004-ën.
Burimi: Guardian
/Anabelmagazine