BRIT Awards 2022/ Çfarë veshën VIP-at në tapetin e kuq

Ceremonia e 42-të e Brit Awards u zhvilua në “The O2 Arena” në Londër, dhe u organizua nga komediani britanik Mo Gilligan së bashku me Clara Mafo dhe Maya Jama. Yjet e muzikës botërore bënë kalimin tradicional në tapetin e kuq, ku ranë në sy veshjet që kishin përzgjedhur.

Artistja Maya Jama vuri në pah barkun e saj të tonifikuar në një kostum me prerje te pjesa e abdominaleve, teksa nuk munguan edhe yjet e tjerë si: Anne-Marie, Ashley Roberts, Tallia Storm dhe Ed Sheeran.

Ja disa pamje të shkëputura nga tapeti i kuq, ku kaluan emra të njohur të muzikës:

Adele (Armani Privé)

Olivia Rodrigo (Alexandre Vauthier Couture)

Hannah Waddingham (Dolce & Gabbana)

Ed Sheeran (Etro)

Courteney Cox dhe Johnny McDaid

Tom Daley (Louis Vuitton)

AJ Odudu

Laura Whitmore (Magda Butrym)

Maya Jama (Mônot)

Holly Humberstone (Gucci)

Alex Scott

Ashley Roberts

Mollie King

Vick Hope

Çmimet Brits kanë ndezur polemika të shumta në media këtë vit pasi në këtë edicion janë hequr nga lista çmimet tradicionale gjinore si “Artistja më e mirë” ose “Artisti i ri mirë”.

Këngëtarja e njohur, Adele, ka rrëmbyer tre nga katër çmimet kryesore në “Brit Awards” ku gjithashtu realizoi dhe një performancë të këngës së saj “I Drink Wine”. Ed Sheeran u kurorëzua si kompozitori i vitit gjithashtu në ‘O2 Arena’ të Londrës, ku ai gjithashtu performoi hitin e tij ‘Bad Habits’ së bashku me rokistët ‘Bring Me the Horizon’.

Dua Lipa fitoi çmimin tjetër të madh të natës, pasi përdoruesit e ‘TikTok’ votuan për të dhe jo Adele si ‘Aktin më të mirë pop/R&B’. Megjithatë ajo nuk ishte pjesë e cerremonisë për shkak të nisjes së turneut të saj të koncerteve në Miami.