Brenda vilës 38.5 milionë Dollarë të aktorit shqiptar


Jim Belushi është një ndër aktorët e parë dhe më të suksesshmit në botën e Hollivudit, i cili ka arritur të ketë dhe kapitalin e tij. 63-vjeçari me origjinë shqiptare ka vendosur të hapër dyert për mediat amerikane, duke zbuluar se si duket në brendësi shtëpia, ku ai jeton në Manson të Kalifornisë. Vila e Belushit ka gjashtë dhoma gjumi, 11 tualete e një hapësirë prej një mijë e 300 metrave katrorë, ndërkohë që raportohet se vlen plot 38.5 milionë USD. E veçanta e vilës konsiderohet xhakuzi jashtë vilës, në ambientin e rrethuar me gjelbërim. Aktori shqiptar ka një karrierë të gjatë me dhjetëra projekte filmike dhe në një numër të madh serialesh televizive. Përveç jetës prej artisti të madh, Belushi ka edhe një jetë private, të cilën ai e ruan me fanatizëm. Kujtojmë se aktori deri më tani është martuar me tri gra, dhe ka po aq fëmijë.