Brenda shtëpisë si kështjellë të Kim Kardashian

Njëra nga vajzat më të famshme të momentit në botë, i ka hapur dyert e shtëpisë së saj për intervistë me revistën prestigjioze VOGUE. Bukuroshja e shfaqjes së famshme televizive “Keeping Up With The Kardashians”, ka prezantuar ambientet e shtëpisë së saj në Kalifornia të Shteteve të Bashkuara, duke u përgjigjur në 73 pyetjet e famshme të Vogue. Ajo shfaq ambientin si kështjellë ku jeton me bashkëshortin e saj, reperin Kanye Ëest dhe tre fëmijët e saj, North, Saint dhe Chicago. Kim në këtë intervistë, thotë se shtëpia e saj ka orendim minimalist, ku dominon krejtësisht ngjyra e bardhë e cila të jep një qetësi të paparë, shkruan Prive.