Brenda shtëpisë së Agnesa Vuthajt!
Pak ditë më parë, ish-Missi Agnesa Vuthaj qe pre e vjedhjes.
Jo zyrtarisht u raportua se hajnat në shtëpinë e saj morën qindra mijëra euro “cash” dhe po aq stoli e të tjerë aksesorë me vlerë.
Përkundër interesimit medial, Agnesa nuk ka folur ende për rastin teksa edhe nga rrjetet sociale është zhdukur në tërësi.
Bukuroshja është treguar goxha e kujdesshme për të ruajtur privatësinë e saj gjithmonë.
Megjithatë, pak nga shtëpia ajo na kishte zbuluar gjatë muajve të karantinës.
Në një material të realizuar për Prive, Agnesa shfaqej nga shtëpia e saj që u plaçkit ditë më parë duke ndarë pjesë të ndryshme, nga dhoma e gjumit, kuzhina e salloni.
Shtëpia edhe brenda është e kuruar në çdo detaj, me një arredim shumë modern.
Ngjarja që ndodhi, Agnesës ia marrtë të ligat!
Prive.al