Brenda shtëpisë luksoze të Calvin Harris, të cilën ai po e shet për 5.5 milionë dollarë
Calvin Harris ka kaluar shumë kohë në shtëpi, gjatë karantinës e cila erdhi si pasojë e pandemisë globale COVID-19.
Dhe fituesi i çmimit “Grammy” është duke e nxjerrë në shitje një prej shtëpive të tij, pasi ai azhurnon portofolin e tij masiv të pasurive të patundshme, shkruan DailyMail.
Kohët e fundit ai e vendosi në shitje shtëpinë e tij prej 6.000 metrash katrorë në lagjen e famshme të Los Angelesit, në Hollywood Hills, me një çmim prej 5.5 milionë dollarë (4.6 milionë euro).
36-vjeçari e ka shtëpinë pranë emrave të njohur si: Listing Million Dollar, Joshua Altman dhe Matthew Altman.
Ai e bleu atë pak më shumë se dy vjet më parë nga DJ dhe prodhuesi i rekordeve Steve Angello për vetëm më shumë se pesë milionë dollarë.
Harris u përpoq që ta shiste këtë pronë vitin e kaluar për 5.75 milionë dollarë (4.8 milionë euro), por pa sukses.
Ai gjithashtu mori me qira pronën në atë kohë për 25 mijë dollarë (21 mijë euro) në muaj, përpara se të binte çmimin në vetëm 20 mijë dollarë (afro 17 mijë euro).
Kjo shtëpi luksoze ka katër dhoma gjumi, katër banjo të plota dhe dy gjysmë banjo.
E vendosur sipër rrugës, shtëpia private ofron ndriçim natyral të pakufizuar me dritare nga tavani.
Një suitë master dykatëshe përmban një dhomë ulëse në nivelin e tokës, e cila gjithashtu lidhet me pishinën.
Ekziston edhe një hapësirë për mysafirë dupleks me një dhomë gjumi me dy shtetërshe, kuvertë private dhe një dollap të gjerë.
Harris ka ndërtuar një portofol mbresëlënës në zonën e Los Angeles, duke blerë në vlerë 15 milionë dollarë (12.7 milionë euro) një kompleks në Beverly Hills në vitin 2014, para se të blinte një pronë të Bel Air në vitin 2018, për 14 milionë dollarë (11.8 milionë euro).
Ai shiti një tjetër pronë të Hollywood Hills në shkurt, një kompleks sipër Sunset Strip që u shit për shtatë milionë dollarë, shtatë vjet pasi ai e bleu atë me të njëjtin çmim.
Calvin Harris është një nga DJ-të me fitim më të madh në botë, dhe arriti të ketë të hyra vjetore në vlerë 38.5 milionë dollarë (32.6 milionë euro) vitin e kaluar, sipas Forbes.
Harris më parë ndodhej i pari në listën e DJ-ve më të pëlqyer botërorë, para se të zbriste në vendin e dytë dhe të tretin, kaluar nga The Chainsmokers dhe Marshmello.
Telegrafi/