Brenda ndërtesës së seksit, zbulohen dhomat ku R. Kelly mbante me forcë femrat
Publikohen fotot e realizuara brenda studios ilegale të R. Kelly, në të cilën akuzohet se ka mbajtur femrat kundër dëshirës së tyre.
Më shumë sesa një studio, ky ambient duket si një vend i çuditshëm.
Si ishte transformuar
Kelly dhe stafi i tij e kishin modifikuar në mënyrë të paligjshme magazinën e vjetër në një studio dhe katin e dytë në një ambient për të jetuar.
Ai paguante 20.000 dollarë në muaj vitet e fundit, por rrezikon të nxirret jashtë saj pasi një gjykatës vendosi se ishte e paligjshme që reperi e kishte kthyer ndërtesën në një vend për të banuar.
Reperi i akuzuar për përdhunimin e vajzave të mitura, e kishte kthyer ndërtesën nga një ambient biznesi në një vend ku jetonte.
Ndërtesa kishte studion e regjistrimit me tualete, dhomë saune, vaskë, një kuzhinë, hapësirën e barit, dhomën e regjistrimit, dhomën e gjumit dhe shumë hapësira të tjera boshe.
Fotografitë tregojnë se dritaret ishin të mbuluara të gjitha me perde, si dhe praninë e një tavoline masazhi pranë një pianoje. Ndërtesa është cilësuar si e rrezikshme dhe momentalisht nuk lejohet të hyjë askush Brenda, shkruan Iconstyle.