“Brenda kësaj fytyre fshihet një uragan me energji”- Julian Deda zgjodhi fjalët më të bukura për t’i uruar ditëlindjen babait të tij
Zef Deda, aktori i madh i humorit shqiptar, feston sot 71-vjetorin e lindjes.
Këtë e ka bërë të ditur vetë djali i tij, aktori Julian Deda, i cili ndau me të gjithë ndjekësit në llogarinë e tij në “Facebook” një foto të bukur me të atin.
Krahas saj, Juli zgjodhi t’i dedikonte artistit të madh, të cilësuar edhe si Charlie Chaplin shqiptar, disa fjalë të bukura për ta uruar me rastin e ditëlindjes.
“Kujdes, mos u gënjeni nga kjo fytyrë, në pamje të parë, e qetë. Brenda saj fshihet një uragan me energji, me pozitivitet dhe me dëshirë për ta jetuar jetën në maksimumin e saj.
Kështu ka qenë gjithmonë dhe vazhdon të jetë dhe sot, tamam si një 71-vjeçar që i ka ndërruar vendin numrave. Je i mirë shumë babush, për mua je më i miri.
Edhe 100 vite të tjera të uroj, shëndet të plotë dhe shijoje jetën, sepse e meriton…! Të du fort…artist!”,- ishin fjalët që aktori i humorit zgjodhi për babanë e tij në këtë ditë të veçantë.