Brenda festës së ditëlindjes të Ingrit Gjonit, nga party me pizhama deri te bally dance

Ingrit Gjoni e ka pritur ditëlindjen në mesnatë bashkë me shoqërinë e saj, duke festuar ashtu siç vetëm ato dinë. Me rastin e 37-vjetorit të lindjes, mikeshat i kishin përgatitur këngëtares së njohur një surprizë të veçantë. Për të krijuar një atmosferë të bukur, ato ishin veshur të gjitha me pizhame të kuqe. Ndërkohë nga postimet në rrjetet sociale vihet re se nuk ka munguar torta për Ingritin si dhe kënga e ditëlindjes, shkruan Panorama Plus. Por ka akoma më shumë surpriza. Ingriti ka publikuar në llogarinë e saj në “Instagram” video ku shfaqet një balerinë teksa kërcen “belly dance”, ndërkohë që të ftuarat e filmonin. Gjithashtu edhe mbesa e këngëtares, aktorja e njohur Anna Lika ka ndarë me fansat e tij momente nga kjo festë e madhe.