
Brenda ditëlindjes së Agnesa Vuthaj, ish-Missi feston një 33-vjetor të paharruar
Agnesa Vuthaj ka festuar ditën e djeshme 33-vjetorin e lindjes. Sigurisht që festa ka bërë bashkë miqtë më të mirë të ish-Miss Shqipërisë. Ajo ka festuar krah shoqeve të saj, ndër të cilat ishte e pranishme edhe këngëtarja, Vesa Luma dhe balerina, Isida Mollaymeri. Bukuroshja e ekranit i ka nisur festimet me një darkë të qetë, ku përveç ushqimit të mirë ka rënë në sy edhe dekori shumë i bukur me detaje lulesh. Pas darkës, mbrëmja ka kulmuar me qëndrimin deri në orët e para të mëngjesit në një nga ‘club-et’ e njohura të Tiranës. Mes muzikës dhe dëfrimit, Agnesa dhe miket e saj kanë publikuar edhe disa momente pranë njëra-tjetrës, shkruan Ëho. Megjithëse bukuroshja shqiptare nuk jeton në vendin tonë, ditëlindja e ka rikthyer pranë miqve dhe të afërmve.
