Brenda dasmës së blinduar të Arbanës dhe Edit, dy ceremoni me 100 të ftuar
Dashuria e Arbanës dhe Eduarti u kurorëzua në martesë këtë të shtunë, më 17 qershor, në tokën magjike, Toskanë-Itali. Premtimet dashurisë u dhanë në një ceremoni të paqtë në kishën San Galgano, në prani të Dom Gjovalinit, familjarëve dhe miqve të tyre më të ngushtë. Të ftuarit më specialë ishin 3, Joni, Dielli dhe Zoi, në një kujtim që zgjat përjetësisht.
E bardha e fustaneve të Arbanës u derdh magjishëm në koleksionin e “Geraldina Sposa”, nga dora e stilistit të famshëm iranian që ka veshur shumë personazhe të famshëm, Zuhair Murad. Dy fustane, një përrallë. Eduarti dukej tejet elegant në petkun e dy kostumeve, të bardhin në kishë, të ziun në festën e mbrëmjes.
Natyrisht që pamjen e saj Arbana ia ka besuar atyre të dyve, Jetmira Dushit dhe Arbër Bytyçit të cilët frymëzuar nga magjia e Toskanës e rrezatimi i lumturisë së Arbanës, krijuan një mrekulli.
Mbrëmja ishte madhështore, çifti e hapi dasmën nën tingujt e këngës së tyre të preferuar: “Kur jemi bashkë ne të dy”. Festën e ndezën tingujt e muzikës së këngëtarëve shqiptarë, Anxhela Peristerit, Klajdi Harunit dhe Brunos e Ylli Limanit. Surprizë? Poo, këndoi dhe vetë dhëndri Eduarti.
Veladonin e luleve e kishte hedhur mbi çdo cep “Floral Fantasy” e shija e ushqimeve ishte po ashtu nga shefat më të mirë shqiptarë në Firenze: Ardit Curri, Adil Pernezha, Albano Ebeja, Erion Fejzaj.
Por nuk ka mbaruar… Magjia vazhdon!
Revista Who