Brenda dasmës private të Jona Spahiut me biznesmenin
Mbrëmjen e djeshme moderatorja e njohur e “Pa Filter” Jona Spahiu, i ka dhënë fund beqarisë së saj. Në një ndër lokalet e njohur të kryeqytet, Jona Spahiu dhe biznesmeni Frenkli Ymeri kanë organizuar dasmën e tyre. Të ftuar kanë qenë familjarë të çiftit si dhe personazhe të njohur të cilët janë pjesë e Digitalb, veç këtyre pjesëmarrës ka qenë edhe Ylli Limani, shoqëruesi i Jonës në Cest La Vie.Artiola Toska, Bruno dhe Klajdi Haruni kanë ndezur atmosferën në dasmën e Jonës, në të cilën u kënduan kryesisht këngë të Shqipërisë së Mesme. Jona preferoi të bënte një ceremoni private. Blitz.al ka publikuar disa foto e video.
Për pamjen e Jonës janë kujdesur Sellam dhe Kaçi, e sigurisht nuk mund të mos vihet re që ka dalë një nuse mjaft e bukur. Pas dasmës, sipas portaleve rozë, Jona do të udhëtojë drejt SHBA-së, për të sjellë në jetë fëmijën e parë.