
Brenda dasmës madhështore të Jennifer Lawrence me drejtorin e galerisë së artit
Aktorja e njohur amerikane, Jennifer Laërence ka kurorëzuar dashurinë e saj në martesë me drejtorin e galerisë së artit “New York City’s Gladstone”, Cooke Maroney.
Dasma madhështore u mbajt në Rhode Island këtë të shtunë dhe ka qenë private dhe diskrete. Çifti u kujdes mjaft për detajet e dasmës por një vëmendje të veçantë mori fustani i nusërisë.
Aktorja pronotoi një dhomë më vete në hotel vetëm për fustanin. Burime për ‘Page Six Style’ kanë thënë se për më shumë siguri fustani i nusërisë kishte dhomë private në hotelin ikonik ku edhe qëndroi çifti.