Brenda ceremonisë së fejesës së Adelina Tahirit, zbulohet burri i pushtetshëm që i rrëmbeu zemrën

Fejesa e këngëtares Adelina Tahiri ka bërë shumë bujë këto ditë, në lidhje edhe me identitetin e partnerit që i ka rrëmbyer zemrën. Përmes disa fotove të publikuara në Instagram, Adelina deklaroi vetë se mori propozimin e fejesës në Vjenë, duke treguar edhe unazën. Po kush është partneri misterioz? Më në fund identiteti i tij u zbulua, dhe ai është Serjoza Markov, avokati më i pasur në Maqedoni. Ky avokat njihet për lidhjet e tij me Nikola Gruevskin dhe partinë e tij VMRO-DPMNE. I fejuari i Adelinës komentohet si një njeri i pushtetshëm, dhe kjo është arsyeja pse lajmi i fejesës së artistes u komentua kaq shumë.