Brenda ceremonisë martesore përrallore të Sia-s!

Sia tha: “Pranoj!”

Superylli australian i popit u martua me Dan Bernard në një ceremoni private në Villa Olivetta, shtëpia e stilistëve Stefano Dolce dhe Domenico Gabbana, në Portofino të Italisë, këtë të hënë.

Nusja kishte veshur një fustan rozë të lehtë, të qëndisur me dantellë, i cili kishte një dekolte të mbuluar dhe mëngë të gjata. Flokët e saj të lidhur me një vello të shkurtër, me një zbukurim rozë dantelle.

Bashkëshorti i këngëtares, identiteti i të cilit nuk dihej më parë, kishte veshur një kostum blu të hapur me një kravatë dhe këpucë të zeza.

Përpara se të shkëmbenin betimet, stafi u pa duke ndihmuar këngëtaren të kalonte shkallët për në ceremoninë buzë shkëmbit, që ndodhet në të njëjtin vend ku Kourtney Kardashian dhe Travis Barker u martuan vitin e kaluar.

Të porsamartuarit ndanë një puthje nën një hark me lule pastel, të mbushura me trëndafila rozë dhe të bardhë, dhe dukeshin të buzëqeshur ndërsa shkëmbyen unazat.

Përfaqësuesit e Sia-s ende nuk kanë dhënë asnjë koment. Një nga daljet e para publike të Sias me Bernardin ishte premiera e “West Side Story” në dhjetor 2021, ku ata mbanin veshje të ngjashme për të fshehur identitetin e tyre. E nominuara nëntë herë për Grammy, u pa me partnerin e saj misterioz në disa raste të ndryshme gjatë dy viteve në vijim.