Brenda avionit luksoz të Messit

Lionel Messi është pa dyshim një prej futbollistëve më të paguar në botë dhe së fundi ka blerë një avion privat për familjen e tij, që kushton rreth 15 milionë euro. Messi kalon shumë kohë me familjen e tij, gruan dhe 3 fëmijët, të cilëve së fundi u ka blerë këtë avion luksoz. Avioni është një “Gulftream V”, i prodhuar më 2004. Në bisht të avionit është i vendosur numri “10”, por ajo që është më interesante te ky avion janë shkallët. Në secilën nga shkallët janë të shkruar emrat e çdo anëtari të familjes së Messit. Në foto mund të shihni se sa luksoz është avioni i futbollistit, që kushtoi 15 milionë euro./Panorama Plus