Brenda 30-vjetorit të martesës së prindërve të Kiara Titos
Ashtu sikurse e tha dhe vetë Kiara Tito, dita e djeshme ishte shumë e rëndësishme për të pasi prindërit e saj festonin 30-vjetorin e martesës.
E për të festuar dashurinë, ata kanë organizuar një festë të madhe me njerëzit e tyre të zemrës. E sigurisht që ka marrë vëmendje me njerëzit që ishin të interesuar të shihnin çdo detaji.
Kiara dukej shumë elegante e veshur me një fustan të verdhë që i theksonte çdo linjë, kurse Luizi dukej chic me një smoking blu. Në këtë festë nuk ka munguar sigurisht as nëna e Luizit, e cila prej javësh ndodhet në Shqipëri dhe e kemi parë shpesh me Kiarën dhe nënën e saj.
Në mediat sociale janë publikuar video të ndryshme që tregojnë atmsoferën e bukur të mbrëmjes së djeshme mes valleve e haresë.
Siç mund ta shihni edhe në videot e mëposhtme, çifti nuk është ulur për asnjë moment dhe ‘e ka djegur’ me çdo këngë.
View this post on Instagram