
Brenda 27-vjetorit kaq të thjeshtë të Dua Lipës!
Dua Lipa festoi dje 27-vjetorin. Si një Luan (shenja horoskopit) që është festimet i nisi që disa ditë përpara teksa u surprizua nga miqtë, megjithatë festa e vërtetë ishte dita e djeshme.
Nëse prisnit festime luksoze, fishekzjarre e alkool, gaboheni. Dua e festoi 27-vjetorin shumë thjeshtë, e rrethuar me miqtë e saj, me një tortë modeste dhe një ambient të dekoruar me vetëm disa tollumbaca që shkruanin “Party time”.
Dua kishte zgjedhur që mos të bënte ndonjë paraqitje mbresëlënëse as në veshje duke u shfaqur me një fustan në nuanca vjollcë dhe të zi ndërsa makeup duket se nuk kishte përdorur fare. Nuk mungoi dhe një kurorë e vogël që ia shtoi lezetin pamjes. Më poshtë ju sjellim disa foto nga festa.