Brenda 1-vjetorit të Anës, Ariana Fejzullahu ndan portretin më të bukur familjar së bashku me Ermalin dhe fëmijë

Ditën e sotme më e vogla e familjes Fejzullahu, Ana ka mbushur 1 vjeç. Ermali ka qenë ai që e ka uruar në orët e para të mëngjesit, ndërsa Ariana ka ndarë pak më parë disa foto nga festa e ëmbël e familjes gjatë ditës së sotme.

“Kush ma shton dashurine ,kush mi jep jetes kuptim…..Kush ma ngrohe shpirtin qe ne mengjes ,kush pos diellit tim qe me ngrohe qe sot u bere 1 vjeqe.Urime shpirti i mamit Ana , edhe 100 me ne , dhe motra e vëlla.”, ka shkruar Fejzullahu në postimin ku familja shfaqet rreth tortës dhe tullumbaceve në ngjyrë rozë.

Me siguri dita e sotme duhet të ketë qenë e mbushur plot me momente të bukura dhe shumë dashuri për Arianën dhe Ermalin që tashmë festojnë mes fëmijëve të tyre që rriten nga dita në ditë edhe më shumë./revistawho.com