Brazili fut Pelé në fjalor: do të thotë “unik”

Pelé, siç njihej Edson Arantes do Nascimento në të gjithë botën, tani është një nga 167,000 fjalët në fjalorin e emrave të zakonshëm të gjuhës portugeze, të folur nga 265 milionë njerëz.

Pseudonimi i një prej futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, i cili vdiq më 29 dhjetor në moshën 82-vjeçare, do të përdoret në gjuhën e folur në Brazil si sinonim i ekselencës.

Në fjalorin Michaelis të gjuhës portugeze, “pelé” (pa shkronjën e madhe) do të jetë sinonim i “i jashtëzakonshëm, i pakrahasueshëm, unik”.

Lapsi.al