Brataj tregon historinë si i riu mbijetoi për 17 ditë duke përdorur dhe urinën e tij
Kreu i Emergjencës Kombëtare Skënder Brataj ka treguar dy raste ekstreme të dy personave të cilët kanë arritur të mbijetojnë pas 17 ditësh nën rrënoja.
I ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania ai tha një vajzë në Nepal kishte pasur mundësinë që të ushqehej nën rrënoja pasi afër kishte një magazinë me ushqime, ndërsa një djalë një Korenë e Jugut arriti të mbijetonte pasi kishte pirë urinën e vet.
Janë dy persona që kanë arritur të shpëtojnë pas 17 ditësh nën rrënoja. Një kishte pasur mundësinë e pak ushqimit, ndërsa personi tjetër kishte qenë i qetë dhe kishte përdorur urinën e vet, duke e ditur se çfarë ndodhte me dehidratimin e trupit. Pra kishte pirë urinën e vet për të mbijetuar. Kishte qenë i qartë për strategjinë që duhet të ndiqte për të mbijetuar”- theksoi ai.