Braktisi gjithçka për SHBA-të, Bjordi Mezini i “Big Brother” rrëfen jetën në çift
Bjordi Mezini është një nga ish-banorët e “Big Brother” më të përfolur në vend. Edhe pse ka kaluar shumë kohë nga BB2, ai sërish ndiqet nga fansat. Bjordin e kemi parë të aktrojë, ndërsa pasioni i tij më i madh është regjia. Tashmë ai ka braktisur gjithçka duke nisur jetë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në trendin më të fundit të Instagramit: ”Më bëj një pyetje” ai ka hapur zemrën për fansat e tij, shkruan Express. Pa hezitim tregon se nuk është ndër njerëzit më krenarë për origjinën e tij shqiptare. Bjordi gjithashtu ka treguar se është i lumtur me të dashurën e tij si dhe do dëshironte të jetonte përgjithmonë në SHBA. Ndërkohë ish-banori ka treguar se për momentin është buke punuar në një lokal.