Bradley Cooper ka filluar të vishet si e dashura e përfolur, Gigi Hadid – Ja prova

Duket se Bradley Cooper po e merr seriozisht qasjen e modës që e dashura e tij e përfolur, Gigi Hadid, ka në stilin e veshjes në përditshmëri, e jo vetëm!

Aktori 48-vjeçar u fotografua duke ecur në rrugët e New York-ut me një veshje tipike djaloshare, duke kombinuar pantallonat me dizajn të frymëzuar nga flamuri amerikan, një pulovër me vija nga marka e veshjeve të Hadid, si edhe edhe një xhaketë si student.

Ai e kompletoi pamjen në tërësi me aksesorët e preferuar, një kapuç në nuancë bezhë, syze model aviatori dhe atlete me ngjyrat e tokës.

Kjo nuk është hera e parë që Bradley ka veshur produkte nga linja e modës së të dashurës së tij të përfolur. Cooper është parë shpesh me këmishën me kuadrate, sërish nga marka e Hadid, si edhe një triko kashmiri që duket si një nga më të preferuarat e aktorit.

Kjo mund të jetë një shenjë se Cooper dhe Hadid po bëhen seriozë në lidhjen e tyre, pasi ata duken se argëtohen jo vetëm në punët e zemrës, por edhe në stilin e veshjes dhe kombinimit.

Anabelmagazine