Bradley Cooper flirt me Lady Gaga-n në ‘Oscar’, por si reagoi partnerja e tij Irina Shayk?
Natën e djeshme këngëtarja e famshme Lady Gaga dhe aktori i njohur Bradely Cooper kanë dhuruar një perfomancë unike në natën e çmimeve më të rëndësishme kinematografike, ‘Oscar’. Bradley shoqërohej nga partnerja e tij, Irina Shayk, e cila e duartrokti perfomancën e të dyve. Ndonëse nga mediat e huaja u përfol se Cooper dhe Gaga janë të dashuruar me njëri-tjetrin, reagimi i djeshëm i Shayk ka treguar dhe njëherë se ajo e respekton punën e të dyve si aktorë.
Gjatë mbrëmjes së djeshme, Irina dhe Lady janë parë duke qeshur me njëra-tjetrën dhe duke shkëmbyer disa përqafime, shlruan Who. Kjo marrëdhënie e të dyjave tregoi se ato kanë një miqësi shumë të mirë dhe se midis Gagës dhe Cooper nuk ekziston asnjë lloj marrëdhënie, përveç asaj profesianle, edhe pse të gjithë ngritën dyshime lidhur nga gjuha e trupit të tyre kur performuan.