Brad Pitt shfaqet më i bukur se kurrë në kopertinën e ‘GQ’, jep lajmin e hidhur për fansat
Është 55 vjeç, por padyshim një nga meshkujt më të bukur në botë. Aktori Brad Pitt është shfaqur në kopertinën e ‘GQ Australia’ dhe ka zbuluar disa fakte shumë interesante për jetën e tij personale dhe karrierën.
Përveçse është shfaqur më tërheqës se kurrë dhe në formë të shkëlqyer, ai ka rrëfyer se së fundmi i është përkushtuar rolit si producent. “Më pëlqen shumë të jem pas kamerave, por po bëj gjithmonë e më pak. Mendoj se pas pak kohësh do heq dorë”, shprehet ai, duke zbuluar lajmin e hidhur për fansat.
Megjithëse karrierën e ka nisur si aktor, Brad Pitt tregon se i pëlqen më shumë të qenurit producent. Kujtojmë se së fundmi ai është protagonist në filmin që mban vulën e tij, krah Leonardo DiCaprio. ‘Once Upon a Time in Hollywood’ do të nisë transmetimin në kinema këtë muaj. / revistawho.com