Brad Pitt sërish single, merr fund lidhja me modelen 27-vjeçare
Është sërish koha të flasim për një çift të Hollywood-it që nuk mund t’i “mbijetonte” stresit dhe presionit të këtij viti dhe i jep fund lidhjes. 2020 ç’na bëre!
Bradi Pitt dhe partnerja e tij, modelja Nicole Poturlaski janë ndarë, dy muaj pasi e bën publike historinë e tyre të dashurisë. Pikërisht në momentin kur të gjithë nisën t’i pëlqenin si çift, “Page Six” thotë se nuk janë më me njëri-tjetrin.
Burime për median thonë se lidhja e tyre nuk ishte kurrë aq serioze sa ç’përflitej dhe ata në fakt i kanë dhënë fund para pak kohësh. Lajmi për ndarjen vjen pasi “Daily Mail” shkrepi disa foto të Nicole me bashkëshortin e saj në një restorant në Gjermani javën e kaluar.
Nëse menduat “Nicole, bashkëshort?”, na lejoni t’ju rikujtojmë se pavarësisht se ishte në një lidhje me Pitt, modelja është e martuar dhe në fakt është në një martesë të hapur me Roland Mary. Lidhja e saj me aktorin ishte e mbushur me dramë dhe momente të vështira, mjafton të risjellim momentin kur Brad e çoi Nicole në kështjellën që e zotëronte bashkë me Angelina Jolie, në ditën që do të ishte përvjetori i tyre i martesës. Po ashtu modelja është përballur me shumë kritika dhe ‘urrejtje” nga fansat në Instagram, pikërisht sepse shihej si zëvendeësuesja e Angelina-s.
Kështu që nuk do ishte gabim të thonim që ndarja e tyre ndoshta ishte më e mira që mund të ndodhte për të gjithë. /News31