Brad Pitt po përflitet për një flirt me këngëtaren Andra Day
Brad Pitt dhe Andra Day pas një diskutimi në backstage që u pa si flirt nga të pranishmit mendohet të kenë ecur dhe më tej.
Mesa duket Brad Pitt është i përkëdheluri i fatit kohët e fundit. Pasi gjyqit shumë të komentuar ai ka arritur të marrë kujdestarinë e fëmijëve, duke lënë në këtë mënyrë të mërzitur Angelina Jolie-n. Por në aspektin personal, ylli i Hollyëood, duket se ka një flirt me këngëtaren 36 vjeçare Andra Day, të cilën e ka njohur gjatë Oscar 2021.
Duhet thënë se nuk është hera e parë që Pitt përfiton gjatë kohës kur rri në backstage për të flirtuar. Në 2020 gjatë ‘Sag Aëards’, Brad u fotografua prapa skene teksa diskutonte përzemërsisht me ish-bashkëshorten Jennifer Aniston. Aq i përzemër u duk takimi sa fansat e çiftit kishin filluar të shpresonin për një rikthim mes tyre, por takimi nuk u transformua në diçka më shumë. Rreth një muaj më parë, në backstage e ‘Academy 2021’, duket sikur aktori ja ka vënë syrin bukuroshes Andra Day.
Një burim ka zbuluar për tabloidin anglez ‘Mirror’ ‘që Brad iu afrua Andras pasi e kishte studiuar gjatë atë.‘Andra ka qenë në radarët e tij prej shumë kohësh. Kanë flirtuar në backstage e besojmë që kanë shkëmbyer edhe numrat e celularit. Mund të jetë edhe për punë, por një nga miqtë e Brad ka folur për faktin që të dy mund të jenë një çift i bukur’.
(o.l./dosja.al)