Brad Pitt në një histori të re dashurie, dhe s’do ta besoni me kë!

Kanë shpërthyer shkëndijat mes Brad Pitt dhe Emily Ratajkowskit Të paktën këto janë thashethemet më të fundit nga mediat amerikane.

Çifti është parë në rrugët e Nju Jorkut dorë për dore duke dalë nga një restorant, ku darkuan bashkë.

Të dy vijnë nga dy histori dashurie të ndërprera në mes, aktori është ende duke u përballur me ish-bashkëshorten Angelina Jolie për pasuritë, ndërsa modelja sapo është ndarë nga Sebastian Bear-McClard.

Pitt dhe Ratajkowski u panë në Nju Jork dhe mediat shpërthyen. 58-vjeçari që konsiderohet një ndër burrat më të pashëm në botë dhe 31-vjeçarja një modele e dëshiruar nga të gjithë, mund të jenë çifti më i ri hollivudian.

Sipas zërave, çifti sapo kanë nisur të frekuentohen dhe është ende shpejt për të folur për një dashuri të madhe.