Brad Pitt në krizën e moshës së mesme, tani i interesuar për moshataret e djalit
Ylli i Hollyvood-it, Brad Pitt ka rënë në dashuri me aktoren 21 vjeçare, Ella Purnell, romancë që është komentuar nga mediat e huaja si një krizë e moshës së mesme, që po vuan aktori. Një vit pas divorcit nga aktorja Angelia Jolie, mësohet se Pitt është hipnotizuar nga roli i Purnelit në serialin ”Bittersweet”, lojë aktoriale që e ka bërë artistin të ndjehet i dashuruar. Dhe ky nuk është thjesht perceptim, pasi është shprehur publikisht se i pëlqen puna që bën aktorja, ndërkohë që mediat nuk flasin për rast të përjashtuar, por një ves të ri të aktorit, i cili tani tërhiqet nga vajza mbi 30 vite më të reja në moshë. Po Angelina si ka reaguar ndaj kësaj zgjedhjeje të ish-burrit të saj? Burime pranë çiftit kanë treguar se Angelina është shumë e shqetësuar sa i takon diferencës në moshë të Brad me vajza tek të 20-at, si Ella. Sipas saj ajo është vetëm pesë vjet më e madhe se djali i tyre, Madoxxt. “Brad e di se diferenca e moshës është shumë e madhe dhe të gjithë po e shohin si një krizë të moshës së mesme. Por, interesi i tij ndaj Ellas është më shumë se vetëm fizik, që do të thotë se ai mund të kërkojë të martohet me të një ditë”, zbuloi burimi pranë Pitt. Së fundi aktorja e njohur, Angelina Jolie u zhvendos së bashku me gjashtë fëmijët në shtëpinë e saj të re, që ndodhet vetëm 1.6 km larg Brad Pitt. Sipas burimeve të brendshme, Jolie e bëri këtë hap që fëmijët; Vivienne Jolie-Pitt, Zahara Jolie-Pitt, Shiloh Jolie-Pitt, Maddox Jolie-Pitt, Pax Jolie-Pitt, Knox Leon Jolie-Pitt, të arrijnë të kalojnë më shumë kohë me babain, edhe pse prindërit janë tashmë të divorcuar.
Ella Purnell, ku fshihet magjia e aktores 21 vite më të re se Angelina
Ella Purnell ka lindur në 17 shtator 1996 në Londër (Angli). Ajo njihet si aktore e modele dhe është aktive në karrierë që nga viti 2010. Magjia e saj në dukje janë lëkura e mëndafshtë dhe sytë e shkruar, përveç natyrës engjëllore si femër. Ajo është shfaqur në filma si: “Never Let Me Go” (2010), “Maleficent” (2014) and “Miss Peregrine’s Home for Peculiar Children” (2016). Sa i takon moshës, Ella nuk kishte lindur kur aktori amerikan nisi karrierën e shkëlqyer kinematografike në vitin 1987. Nëse ai ka plan të martohet sërish, do të jetë martesa e tretë për Pitt. Gruaja e tij e parë ishte Jennifer Aniston nga viti 2000- 2005, e dyta Angelina Jolie nga viti 2014-2016, ndërsa për të tretën presim të shuajmë kureshtjen.