Brad Pitt heq dorë nga seksi, e përjeton ndarjen nga Angelina Jolie si vdekjen

Aktori i famshëm i “Hollywood”-it Brad Pitt e ka krahasuar ndarjen me ish-bashkëshorten e tij Angelina Jole me vdekjen. “The Sun” shkruan se Brad është betuar se do të qëndrojë për një vit pa kryer marrëdhënie seksuale. 54-vjeçari do ta përdorë të gjithë kohën për t’u përqendruar te vetja, duke u marrë me skulpturë, stërvitje dhe meditim në mënyrë që të heqë vëmendjen nga mendim që mund të çojë në tundim.

Aktori është duke shkuar në këtë ekstrem për të marrë përsipër shkatërrimin e martesës me aktoren e famshme Angelina Jolie.
“Ai është në gjendje të mirë, duke ngrënë shëndetshëm dhe nuk konsumon më pije alkoolike. Brad ka qenë në marrëdhënie gjatë gjithë jetës. Dhe tani që është vetëm është duke bërë gjëra që më parë nuk ka qenë në gjendje ti bënte”, shkruan “Panorama” sipas një artikulli të publikuar nga “The Sun”.