Brad Pitt heq dorë nga aktoret, romanca e re me profesoreshën e bukur

Pas ndarjes nga Angelina Jolie, Brad Pit është shndërruar në epiqendrën e lajmeve rozë të showbiz-it botëror. Prishja e martesës dhe rikthimi tek Jennifer Aniston është pasuar nga lajmi se së fundi ai ka marrëdhënie me një arkitekte dhe profesoreshë shumë të njohur, të quajtur Neri Oxman.Në nëntor të vitit të kaluar, Brad dhe Neri kanë publikuar një fotografi nga zyra e saj. Sipas “Daily Mail” çifti ndajnë një pasion shumë të fortë për arkitekturën, që mund të përkufizohet si miqësi profesionale. Por e njëjta media parashikon e pritet një romancë mes tyre pasi frekuentohen vërtet shumë me njëri-tjetrin. Ndërkohë, Neri komentohet si një nga sozitë e Jolie, dhe kjo është arsyeja pse Brad pëlqen të kalojë shumë kohë pranë saj. /Story.al/