Brad Pitt: E lodhshme të ndjekësh trendet, më pëlqen thjeshtësia. Teksa plakesh ka rëndësi diçka
Ndërsa ai është i rregulluar gjithmonë në tapetin e kuq me një kostum të përsosur, aktori i Hollywoodit Brad Pitt (57), preferon një stil të relaksuar të veshjes.
Në një intervistë për revistën “Esquire”, Brad Pitt pranoi se nuk është i ngarkuar me modën, dhe se stilin e tij të veshjes nuk mund ta quajë stil.
“Më pëlqejnë veshjet njëngjyrëshe, por që ato të mos duken si uniformë, më pëlqen thjeshtësia. Më pëlqejnë detajet e qepura, mënyra sesi i ndjen rrobat. Kjo është e vetmja gjë që ka rëndësi për mua”, thotë aktori.
Brad Pitt pranon se i pëlqen të investojë në materiale luksoze dhe se nuk është i interesuar për veshjet që bien në sy dhe ato që janë në trend.
Aktori thotë se komoditeti është më i rëndësishmi për të. “Më pëlqen ndjenja e fotoaparatit Lecia ose mënyra se si ndihet ora. Nuk dua të dukem mendjemadh, por nëse afrohesh, e dallon.
Më pëlqen se si e ndjeni astarin e kostumit. Detaje të tilla janë të rëndësishme për mua. Është shumë rraskapitëse të ndjekësh trendët. Dhe nuk mund t’i duroj tabelat e reklamave; unë thjesht nuk dua të jem një tabelë reklamash”, deklaroi aktori.
“Teksa plakeni nuk jeni në humor të mirë, ndërsa rehatia bëhet më e rëndësishme për ju. Mendoj se ky është shpjegimi”, përfundoi aktori.