Brad Pitt e la se nuk bënte dot fëmijë? Çfarë thotë Jennifer Aniston!

Aktorja e famshme e Hollywood-it, Jennifer Aniston, pohoi për herë të parë në intervistënpër Allure problemet me infertilitetin, por i hodhi poshtë pretendimet se kjo ishte arsyeja përse e la ish bashkëshorti i saj, Bradd Pitt.53-vjeçarja tregoi se ishte treguar “egoiste” në marrëdhënien e saj me Pitt.

“Më interesonte vetëm karriera. Dhe arsyeja pse burri im më la, pse u ndamë dhe i dhamë fund martesës, se nuk do t’i jepja një fëmijë ishte gënjeshtër absolute. Nuk kam asgjë për të fshehur në këtë pikë”, tha ylli hollivudian.

Aniston, e cila ishte e martuar me yllin e Bullet Train nga viti 2000 deri në 2005, rrëfeu ndër të tjera se në zbuloi përpjekjet e kaluara për t’u bërë nënë , kishte pirë edhe çajra kinezë. “Po përpiqesha të mbetesha shtatzënë. Ishte një rrugë sfiduese për mua, rruga e krijimit të një foshnjeje. Nuk jam penduar. Në fakt ndiej pak lehtësim tani sepse nuk ka më, ‘A mundem? Ndoshta. Ndoshta. Ndoshta.’ Nuk duhet të mendoj më për këtë”, tha aktorja e dashur për publikun botëror.

“Do të kisha dhënë çdo gjë nëse dikush do të më thoshte: ‘Ngriji vezët. Bëji vetes një nder.’ Thjesht nuk e mendon. Kështu që ja ku jam sot. Anija për të pasur fëmijë, ka ikur tashmë”, shtoi Aniston.