“Botoks i gjallë dhe photoshop, nuk ishe kështu në BBV”, fansat kryëzojnë Arjola Demirin për fotot e fundit

Arjola Demiri ishte një banoret e sezonit të parë të Big Brother Vip, e cila arriti deri në gjysmëfinale. Por aktorja tropojane ishte ajo që fitoi më shumë nga ky format, asja iu sigurua një apartament në zonën luksoze në Tiranë.

Edhe tani që ka mbaruar BBV, Arjola vazhdon të jetë mjaft e komentuar. Krahas mbështetjes, ka marrë dhe shumë kritika se është viktimizuar duke treguar historinë e jetës së saj.

Së fundmi, aktorja ka publikuar disa fotografi në Instagram ku shfaqet shumë joshëse. Mirëpo, ndërsa ndjekësit e kanë komplimentuar për pamjen, shumë të tjerë i kanë vënë në dukje përdorimin e photoshop-it dhe filtrave.

“Në Big Brother nuk dukeshe kështu”, i ka shkruar një ndjekës. Një tjetër i shkruan “Botoks i gjallë dhe photoshop”. Por përvec komenteve kritikuese, Arjola mori edhe shumë komplimente.

Kujtojmë se Arjola u ëprfol shumë që do të ishte prezantuese e Portokallisë, një dëshirë e saj të cilën e ka shprehur disa herë kur ishte në BBV, por edhe ky sezoni i spektaklit të humorit do të moderohet nga Fjoralba Ponari.

Pas qëndrimit për disa muaj në BBV, me të mbaruar spektakli, Arjola nuk i kurseu vetes disa ditë pushime në Turqi, bashkë me motrën, e cila është kujdesur për fëmijët e aktores kur ishte në BBV.