Botërisht i njohur si Mbreti i Natës, zbuloni kush e luan rolin e tij në “Game of Thrones”?

Ai është njëri ndër karakteret më të njohura të kinematografisë botërore.

GOT-2

Mbreti i Natës apo Mbreti i të Vdekurve në serialin “Game of Thrones”, ka një famë ndërkombëtare megjithatë, aktori që e luan rolin e tij, nuk është po aq i famshëm sa karakteret e tjera të serialit. Por rolin e tij e luan Vladimir Furdik i njohur me nofkën Furdo. Ai është 49 vjeçar dhe vjen nga Sllovakia e Europës, ndërsa shërben në filma si “stuntman”, që i bie të jetë në vend të aktorit të vërtetë në skenat e rrezikshme, shkruan Prive.

GOT-3

Ai ka luajtur edhe në filmin Skyfall dhe Robin Hood, ndërsa para se Furdik të luante rolin e King of the Night, atë e kishte luajtur Richard Brake.